Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Karteli i drogës” importonte sasi të mëdha të drogës përmes Shqipërisë

Nga sicilianë, kolumbianë e shqiptarë dyshohet se udhëhiqej grupi kriminal i njohur si ‘karteli i drogës’ i cili u zbulua nga Policia e Financave e Catanias.

Deri më tani 13 persona janë arrestuar në mesin e tyre 4 shqiptarë. Ata dyshohen për trafikimin dhe tregtimin e drogës dhe janë identifikuar si:

Ndërsa gjatë hetimeve dhe bastisjeve deri më tani janë konfiskuar 365 kilogramë drogë, përfshirë marijuanë dhe kokainë.

Operacioni i koduar ‘Cocorito’ po bëhet nga mbi 100 pjesëtarë të komandës provinciale të Guardia di Finanza të Catania, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (Scico), shkruajnë mediat italiane.

Sipas Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias, e cila koordinonte hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Policisë Financiare të kryeqytetit Etna, ‘karteli i drogës’ që vepronte në qytet ishte në gjendje të tregtonte sasi të mëdha droge.

Grupi i parë kriminal drejtohej nga dy vëllezër kolumbianë, të identifikuar si Ruben Dario Rodriguez Mondragon dhe Julio Cesar Rodriguez Hurtado, të cilët ndihmoheshin nga dy persona të tjerë nga Amerika e Veriut.

Edhe Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë Kronikë Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë

Grupi i dytë kriminal, i drejtuar nga Viktor Dalipaj i ndarë në dy nëngrupe.

I pari përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe drejtohej nga Julian “Juli” Hoxhaj dhe Indrit “Endri” Karafili, të cilët bënin importin e sasive të mëdha të drogës nga Shqipëria dhe më pas i shisnin për organizatat që vepronin në Sicili.

Grupi i dytë, i udhëhequr nga Sebastiano “Mishi” Lombardo , Salvatore Litteri dhe Gioeli Musumeci furnizoheshin me marijuanë nga grupi i drejtuar nga shqiptarët dhe e shisnin në Catania./TCh