Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda rrethojave të qendrës së paraburgimit në Pasjak të Novobërdës është gjetur një qese me telefona celularë dhe substancë narkotike.
Në njoftimin e Policisë të shtunën bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“Është raportuar se brenda rrethojave të qendrës së paraburgimit është gjetur një pako (qese) në të cilën në brendi kishte, dy telefona celular, dy numra të telefonit të pa aktivizuar dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 31.17gram, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet futja e narkotikëve dhe e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
-
Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për narkotikë dhe një të dyshuari për krime kibernetike
-
Gjendet drogë në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut
-
Bastisje në Dubravë, gjenden telefona e narkotikë
-
Arrestohet një i dyshuar për shitblerje të narkotikëve