Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të hënën rreth orës 11 është parandaluar futjen e një sasie të substancës narkotike dhe një telefoni mobil.
“Pas verifikimit të llojit të kontrabandës është konstatuar se në një qese në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë kanë qenë të mbështjella një telefon Samsung dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Lidhur me rastin thuhet se është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat e tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet futja e lëndëve narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
-
Kapet një qese me telefona celularë dhe marihuanë në qendrën e paraburgimit në Novobërdë
-
Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Parandalohet futja e dy telefonave kontrabandë në Dubravë
-
U tentua të futeshin narkotikë në Dubravë përmes furgonit të kuzhinës, nis hetim i brendshëm