Policia e Shqipërisë ka sekuestruar 39 mijë euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Në automjetin e një 33-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është gjetur një pajisje për prodhim të kriptovalutave dhe 39 mijë euro që nuk janë deklaruar.
e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi". Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
-
Konfiskohen në Mitrovicë të Veriut 59 pajisje për prodhimin e kriptovalutave
-
Kosovari u mundua t’i fusë 23 mijë euro të pa deklaruara në Shqipëri
-
38-vjeçarit nga Gjilani i sekuestrohen mbi 15 mijë euro në Morinë
-
Kosovari tenton të hyjë në Shqipëri me 19 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht
-
Iu gjet një AK-47 në veturë, arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut