Policia e Vlorës ka kapur Renato Avdulin i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në trafikun e drogës me grupin kriminal të Taulant Haxhiraj.
Sipas prokurorisë Avduli ish oficer i policinë në Vlorë ishte pjesë e grupit kriminal që u godit në 2016, ndërsa u arrestua Taulant Haxhiraj, nga Vlora, dhe u kapën 7 mijë rrënjë kanabis.
Avduli rezulton si një ndër 40 personat e përfshirë në drogën masive të kultivuar në fshatra të Vlorës, ku u zbuluan të mbjella rreth 7 mijë rrënjë, ndërsa 10 tonë të tjerë ishin në proces përpunimi pas korrjes./abcnews.al
Artikuj të ngjashëm
-
Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen rreth 30 persona
-
Gjashtë të arrestuar për komplotin për rrëmbimin e trafikantit shqiptar të drogës
-
Vetëvendosje përjashton aktivistin që u arrestua në operacionin antidrogë
-
Megaoperacioni në Shqipëri, droga erdhi nga Kanadaja e fshehur në konserva peshku
-
Operacion i madh antidrogë në Shqipëri, arrestohen dhjetëra persona