Policia e Kosovës ka zhvilluar kontrolle në tri shkolla të Skenderajt, me ç'rast në Shkollën e Mesme Profesionale "Qendra e Kompetencës" ka gjetur pesë thika dhe një shufër metalike.
Sipas njoftimit policor, provat e gjetura i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar me veprën penale 'mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës'.
“Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku është sugjeruar që rasti të iniciohet dhe hetohet ne procedurë të rregullt, për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës’. Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftimin policor.

Policia e Kosovës (PK)
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj
- Lirohen në procedurë të rregullt dy të mitur të cilëve iu gjetën armë
-
Policia gjen armë te një i mitur në një shkollë në Skenderaj
-
Policia gjen armë gjuetie dhe fishekë në shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Skenderaj
-
Policia realizon kontrolle në gjashtë shkolla në Vushtrri, sekuestron thika e boks hekuri