Janë zbardhur detaje në lidhje me operacionin policor të zhvilluar mëngjesin e sotëm në 3 qytete italiane - Milano, Komo dhe Monza, ku në pranga janë vendosur disa shqiptarë dhe italianë.
Të arrestuarit mësohet se akuzohen për trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria në drejtim të Italisë ku edhe e shisnin. Shqiptarëve u është kapur një sasi prej 800 kilogramësh marihuanë dhe 3 kilogramë kokainë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor jo vetëm kaq. Atyre u janë gjetur dhe armë.
Policia italiane ka zbardhur mesditën e sotme edhe disa detaje në lidhje me aksionin, si emra, përgjime të realizuara dhe ka bërë publike pamjet e operacionit.
Dy prej shqiptarëve që janë identifikuar janë Bledar Bejleri, i cili duket se është koka e grupit dhe Bujar Xhezo, një prej korrierëve të kësaj organizate të trafikut të drogës.
Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar “Sperem”.