Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ndër 19 të arrestuar në Itali për trafik droge 5 shqiptarë

Policia italiane ka bërë ndalimin e 19-të personave të përfshirë në një bandë kriminale. Mes të arrestuarve janë 12 shtetas italianë, 5 shqiptarë, një rumun dhe një shtetas moldav.

Operacioni ka nisur që prej muajit mars të vitit të kaluar në Monza, ku nga karabinierët u arrestua një shpërndarës droge nga Spanja, të cilit ju zbuluan në banesë një sasi prej 11 kilogramë marijuanë.

Sipas raportimit të mediave italiane, operacioni i cili është shtrirë në provincat e Milanos, Monzës, Brianzës, Bergamos dhe Xhenoas, ka arritur kulmin me shkatërrimin e organizatës kriminale në Milano, e cila merrej me trafik kokaine dhe marijuane.

Ndërkohë raportohet se autoritetet italiane kanë sekuestruar 16 kilogramë marijuanë, 1 kilogram kokainë dhe 10 mijë euro, të cilat janë përfituar nga aktiviteti i drogës.