Policia Rajonale e Pejës ka konfirmuar të martën se ka arritur të zbulojë dhe të arrestojë katër persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale mashtrim dhe dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale.
Personat e arrestuar, sipas policisë, ndërlidhen me makinat e marra me qira në Prishtinë e Fushë-Kosovë e që nuk i kanë kthyer më dhe ato pastaj janë gjetur të çmontuar në pjesë, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, thuhet se Stacioni Policor në Pejë, me datën 21.11.2019 ka iniciuar dy raste të veprave penale mashtrim dhe dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Katër të arrestuar për çmontim të veturave të vjedhura, vlera në 30 mijë euro
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për disa vjedhje
-
Katër të arrestuar në një operacion të Prokurorisë e Policisë në Pejë
-
Arrestohen katër persona për zjarrvënie në Pejë, 14 raste të proceduara
-
Tre të arrestuar në Pejë për vjedhje