Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të shtunën një person, nën dyshimin se po merrej me trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit, i dyshuari është ndaluar me veturë në fshatin Komoran të Drenasit, dhe gjatë kontrollit në bagazh, është hasur në gjashtë paketime me substancë narkotike.
“Policia gjatë kontrollit të veturës në bagazh, te rrota rezervë, kanë hasur gjashtë paketime me substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit heroinë. Po ashtu janë konfiskuar edhe dëshmi tjera. Policia duke zbatuar procedurat, në koordinim me organet e drejtësisë, ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit: I.B., (viti i lindjes 1977). Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike”. Me aktvendim nga prokurori, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
-
Arrestohet një person, i gjendet afro një kilogram e gjysmë heroinë
-
Arrestohet në Komoran një person që po transportonte marihuanë
-
Arrestohet shtetasi i huaj në Deçan, dyshohet se iu gjet kokainë në veturë
-
Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në Merdar, arrestohet një person
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar