Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Komoran një person që po transportonte marihuanë

Një person është arrestuar të hënën në afërsi të fshatit Komoran, pasi dyshohet se po transportonte marihuanë.

Në kontrollin fillestar nga zyrtarët e trafikut dhe pas dyshimeve të ngritura është bërë një kontroll më e detajuar nga hetuesit e Sektorit qendror të antidrogës ku është arritur të zbulohet një bunker (vend i kamufluar për narkotikë) në pjesën e prapme të ulëseve, ku në brendi të saj kishte narkotikë të dyshuar të llojit Marihuanë.

Sipas njoftimit automjeti-kombi është dërguar për kontroll më të detajuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, dhe nga bunkeri janë nxjerrë dhe sekuestruar 12 paketime të plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.

si dëshmi nga i dyshuari janë sekuestruar: 60.450 Lekë Shqiptar, 329 euro, 250 funta të Anglisë si dhe dy telefona celuar Nokia me sim kartelë të Kosovës, kurse një Iphone me sim kartelë të Shqipërisë. Pas matjes së dymbëdhjetë (12) paketimeve me narkotikë pasha e tyre ka rezultuar të jetë: tetë kilogram e 740 gramëve”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e antidrogës ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme.

Gjithashtu, sot në një operacion tjetër policor të antidrogës në Prizren me urdhër të organeve të drejtësisë është realizuar një bastisje me që rast është arrestuar një person i dyshuar i cili ndodhej në kërkim, si dhe janë sekuestruar dëshmi relevante për procedurë ligjore.