Policia e Kosovës njoftoi se të dielën mbrëma janë sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Sipas njoftimit, një kamion me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasi serb, M.P., u ndalua në terminal doganor, ku gjatë kontrollit, në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur 101 paketime të plastikës me marihuanë.
Në cilësi të provave janë sekuestruar një telefon, një GPS, disk diagrami i tahografit, kamioni, 95 euro dhe 2.500 dinarë.
I dyshuari, i lindur në vitin 1991, është ndaluar për 48 orë.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme , në veçanti me abuzuesit e substancave narkotike”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohet mbi 1 kg marihuanë që po transportohej me postë, një i arrestuar
-
Sekuestrohen rreth 7 kg marihuanë në Merdar, arrestohet një person
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona
-
I gjenden në shtëpi mbi një kilogram substancë e dyshuar narkotike, arrestohet i dyshuari nga Gjilani
-
Policia kap marihuanë në vlerë 400 mijë euro në kufirin me Serbinë