Policia në Prizren ka ndaluar të premten tetë persona të moshave të ndryshme duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë të komunitetit rom nga Republika e Shqipërisë, të cilët janë hasur duke kërkuar lëmoshë në qytetin e Prizrenit.
Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi për media, në këtë operacion policia e Prizrenit është asistuar nga njësiti për migrim dhe të huaj në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë.
“Personat e gjetur duke kërkuar lëmoshë në mënyrë të bezdisshëm në rrugët e qytetit të Prizrenit, nuk kanë poseduar dokumentet të identifikimit dhe të njëjtit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë të cilët janë pranuar nga autoritetet e shtetit Shqiptarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Policia gjobit me nga 200 euro dy lëmoshëkërkues në Prizren, dy të tjerë i deporton në Shqipëri
-
Katër gra ndalohen nga policia për kërkim lëmoshe në Prizren
-
Shtatë të arrestuar pas përleshjes mes dy familjeve në Prizren
-
Identifikohen 66 lëmoshëkërkues në të gjithë Kosovën për katër ditë, 24 nga Shqipëria
-
Policia identifikon disa lëmoshkërkues në Skenderaj, iu shqipton fletëparaqitje