Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Skenderajt ka identifikuar disa persona që ushtronin veprimtari të lëmoshë-kërkimit.
“Gjatë ditës së sotme, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime konkrete me ç‘rast janë identifikuar tetë raste me disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe shtetas të huaj, të moshave të ndryshme duke ushtruar veprimtari të lëmoshëkërkimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë aksioni është zhvilluar me qellim të parandalimit të dukurisë së lëmoshë-kërkimit.
“Ndaj personave që janë hasur duke kërkuar lëmoshë janë ndërmarrë veprime duke iu shqiptuar fletëparaqitje sipas dispozitave të Ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike. Ndërsa me personat shtetas të huaj me procedura të mëtejme ka vazhduar sektori për migracion në kuadër të Policisë Kufitare”.
-
Për dy javë, identifikohen 76 lëmoshëkërkues
-
Policia gjobit me nga 200 euro dy lëmoshëkërkues në Prizren, dy të tjerë i deporton në Shqipëri
-
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarës për vjedhje në Skenderaj
-
Identifikohen 66 lëmoshëkërkues në të gjithë Kosovën për katër ditë, 24 nga Shqipëria
-
Identifikohen 33 fëmijë lëmoshëkërkues në Kosovë