Katër gra janë ndaluar të enjten nga Policia në Prizren, me dyshimin se kanë kërkuar lëmoshë në disa qendra tregtare të këtij qyteti.
Tri prej të dyshuarave janë nga Shqipëria, të cilat pas ndalimit janë deportuar në këtë vend për shkak të mungesës së dokumentacionit të kërkuar, ka njoftuar policia, derisa gruaja me shtetësi të Kosovës është gjobitur me 200 euro.
Sipas Policisë, njëra prej tri grave me shtetësi të Shqipërisë, kërkonte lëmoshë me tre fëmijët e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia gjobit me nga 200 euro dy lëmoshëkërkues në Prizren, dy të tjerë i deporton në Shqipëri
-
Kapen 8 persona nga Shqipëria duke kërkuar lëmoshë në Prizren
-
Gjobiten lëmoshë kërkuesit në Prizren
-
Lypsarët përdorin fëmijët për të përfituar më shumë
-
Policia po e kërkon një grua në Prizren, dyshohet për vjedhje