Policia e Kosovës të mërkurën ka njoftuar se ka arrestuar shtatë persona të cilët dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren.
Sipas njoftimit, arsyeja e rrahjes ishte mosmarrëveshja mes dy familjeve.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘Selajdin Berisha ’’ në Prizren është një rast mosmarrëveshje ne mes te dy familjeve. Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit: B.B. (viti i lindjes 1972),i B.B. (viti i lindjes 1978) B.B. (viti i lindjes 2000, A.B. (viti i lindjes 2001),S.SH (viti i lindjes 1954), V.SH. (viti i lindjes 1986), dhe J..SH (viti i lindjes 1991) të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mese dy familjeve ata kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin”, thuhet në njoftim.
Ata po dyshohen për veprat penale “Kanosje” dhe “Sulm”.
-
Përleshen tetë të mitur në Prizren, tre në spital, dy në mbajtje
-
Arrestohen dy qytetarë dhe një polic për "sulm" në Prizren
-
Përleshje mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit
-
Përleshen mes vete shtatë persona në Prizren, dy përfundojnë në spital
-
Përleshjet në rrugët e Prishtinës, 7 të arrestuar në 24 orët e fundit