Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës të premten në mbrëmje ka arrestuar pesë të dyshuar për përfshirje në një përleshje në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.

Sipas Policisë, pesë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 20:00 është pranuar informata për një rrahje në rrugën "Lidhja e Prizrenit" në Prishtinë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes pesë persona janë lënduar dhe të njëjtit menjëherë kanë pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor .

Edhe Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë Kronikë Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë

Policia ka shoqëruar në stacion policor 5 persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

Aktualisht policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.