Një përleshje fizike mes tre personave është raportuar pasditen e së mëkurës në zonën e “Rrethit të Flamurit” në Prishtinë. Në incident janë përfshirë tre të dyshuar meshkuj – një shtetas i Kosovës dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e përleshjes, njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, dy shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë
-
Tre të lënduar nga përleshja në Prishtinë, dy prej tyre të plagosur nga arma e zjarrit
-
Përleshje mes pesë personave afër Xhamisë së Llapit
-
Rrahje mes disa personave te “Rrethi me Flamur” në Prishtinë
-
Arrestohen dy të dyshuar për përleshje në Prishtinë, njëri nga ta shtetas serb