Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapen 600 kg kanabis në Pulia, në pranga dy skafistë shqiptarë

Dy skafistë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, teksa transportonin gomonen me 600 kg drogë. Mediat italiane shkruajnë se gomonia u pikas në bregun e Pulias dhe shqiptarët e arrestuar janë H.R. 35 vjeç dhe D.B. 26 vjeç.

Shqiptarët i thanë policisë se ishin prej disa ditësh ne det, pasi kishin defekt me motorin e mjetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia gjeti brenda mjetit lundrues 21 pako të mbështjella mirë që përmbanin 590.95 kg kanabis sativa.

Mediat italiane raportojnë se skafistët e kishin hedhur drogën në det kur panë se po i ndiqte policia. Varka ishte 10 metra e gjate dhe e përgatitur për transport droge.

Hetimet tregojnë se nëse droga do hidhej ne treg fitimi do të ishte së paku 6 milionë euro.

Nga fillimi i vitit 2017, janë rreth 12 tonelata me marijuanë të transportuara përmes detit nga Guardia di Finanza në Pulia, më shumë se gjysma e asaj që është kapur në gjithë vitin 2016 gjithnjë në brigjet puljeze.

Policia italiane ka nisur hetimet, në bashkëpunim me policinë shqiptare, për të zbuluar persona të tjerë përgjegjës të trafikut të drogës.