Dogana e Kosovës ka njoftuar se doganierët në terminalin e Vërmicës kanë kapur një ngarkesë me produkte çokollate të skaduara në sasi prej 1370 kilogramësh.
“Pas kontrollit të një ngarkese doganierët zbuluan se 1370 kilogramë çokollatë, me vlerë 1,712,68 euro) kishte afat të skadencës më 26 tetor 2023. Çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se kompania importuese është gjobitur dhe po hetohet.
Sipas njoftimit produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet futja në treg e mallrave me afat të skaduar
-
Sekuestrohen mallra në vlerë mbi 33 mijë euro në Vërmicë, ndalohet një i dyshuar
-
Ndalohen rreth 300 kg eksplozivë në Vërmicë
-
Dogana ndalon barna dhe suplemente të padeklaruara në Vërmicë
-
Suplemente ushqimore të padeklaruara në vlerë mbi 5,500 euro kapen në Vërmicë