Roja Bregdetare Italiane tha se bllokoi rreth 2.5 ton marihuanë që dyshohet se u transportua nga Shqipëria në Itali përmes hapësirës detare. Sipas Guardia di Finanza dy skafistët arritën t`i shpëtonin arrestimit në zonën e Brindizit duke përfituar nga errësira.
Drejtoria e Antimafias së Leçes po heton mbi rastin më të fundit të trafikut të marihuanës organizatat kriminale që bashkëpunojnë në zonën e Brindizit me zonën e Vlorës, në anën shqiptare.
Pak ditë më parë policia shqiptare bllokoi në brigjet e Gadishullit të Karaburunit rreth 700 kilogramë marihuanë që po bëhej gati të nisej me motoskaf drejt Italisë.
Shumica e marihuanës së kultivuar në Shqipëri transportohet drejt Italisë përmes hapësirës detare. Rastet e trafikut të drogës rriten me hyrjen në sezonin turistik për shkak të shtimit në det të mjeteve të lundrimit dhe pamundësisë së policisë për kontrollin e tyre.
-
Kapen në Brindisi drogë në vlerë 5 milionë euro, e nisur nga Shqipëria
-
Dy shqiptarë e një italian në pranga për një ton drogë
-
Kapen në Itali 5 tonë marijuanë nga Shqipëria, 25 të arrestuar
-
Kapen në Itali 800 kg drogë nga Shqipëria, 15 të arrestuar
-
Marihuana shqiptare vazhdon ta “pushtojë” tregun italian