Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Itali, shqiptari vret gruan dhe plagos veten me thikë

Foto: ilsecoloxix

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Xhenova të Italisë.

Një emigrante shqiptare, Laureta Zyberi, 43-vjeçe, është gjetur e vdekur në një apartament ku pastronte. Pranë trupit të saj është gjetur i plagosur edhe bashkëshorti, gjithashtu shqiptar, Eduart Zyberi, 54-vjeç.

Të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme janë gjetur nga pronari i apartamentit. Më pas ai ka lajmëruar ndihmën e shpejtë mjekësore dhe autoritetet përkatëse policore. 43-vjeçarja shqiptare vdiq në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë pasi ka një plagë në stomak, shkruan tch.

Sipas mediave italiane, nga hetimet e para mendohet se krimi është kryer me armë të ftohtë. Dyshohet se ka qenë bashkëshorti autori i këtij krimi, i cili më pas ka tentuar të vetëvritet.

Nuk dihet se cili ka qenë motivi i kësaj ngjarjeje, por mendohet se burri ka dyshuar për një romancë të bashkëshortes së tij me pronarin e banesës në të cilën ishte e punësuar.