Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

IPK-ja rekomandon suspendimin e 4 policëve në Gjilan për përdorim të forcës ndaj 4 qytetarëve

policia e kosoves

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë (që të gjithë punonjës në Njësinë e Reagimit të Shpejtë- Gjilan) me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” ndaj katër qytetarëve.

“Rasti kishte ndodhur më 22.05.2021 rreth orës 22:00 në një lokal në Gjilan kurse IPK hetimet lidhur me këtë rast ka filluar dy ditë më herët kur hetuesit e Inspektoratit Policor kanë pranuar një ankesë nga një qytetar i cili pretendonte se ndaj tij dhe tre qytetarëve të tjerë ka pasur tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës”, ka njoftuar IPK.

Rekomandimin për suspendim hetuesit e kanë dhënë pas analizimit të ankesës dhe shkresave tjera (raporteve mjekësore dhe fotografive) të cilat IPK-ja i ka siguruar gjatë veprimeve hetimore në konsultim me Prokurorinë Themelore Gjilan.