Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e kryesisht me borë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të sillen mes minus 5 dhe minus 3 gradë celsius, e maksimalet mes 1 dhe 3 gradë celsius.
“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s”, ka njoftuar IHMK.