Policia e Kosovës bën të ditur se dje ka identifikuar katër të dyshuar për një tentim vrasje më 25 gusht në Prishtinë, gjersa ka arrestuar njërin prej tyre.
“Më 28.08.2019 pas një pune hetimore janë identifikuar katër meshkuj K/Shqiptarë si të dyshuar lidhur me rastin. Tre nga të dyshuarit nuk janë gjetur në vendbanimet e tyre ndërsa njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për tentimvrasjen në Prishtinë
-
Plagosja e 4 tetorit në Prishtinë, Policia kap një të dyshuar dhe kërkon tjetrin
-
Katër të arrestuar për përleshjen e së shtunës në Prishtinë
-
Një person theret me thikë në Prishtinë, arrestohen katër të dyshuar