Është arrestuar një person në Gjilan pasi para disa viteve i kishte mashtruar dy persona të ndryshëm, duke ua shitur të njëjtën banesë.
Banesa kishte qenë në ndërtim e sipër.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës.