Pasi i kishte vdekur babai nga COVID-19 një person e ka raportuar rastin në Polici për mos trajtim të duhur mjekësor në QKUK.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, derisa thuhet se rasti ka ndodhur dje në ora 08:00, transmeton KOHA.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka qenë i diagnostikuar me Covid-19 dhe i hospitalizuar në repartin Intensiv në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Dyshimet e ankuesit janë mos trajtimi i duhur nga stafi mjekësor”, thotë PK.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
E dërgon të atin në QKUK dhe pas katër orësh e njoftojnë se ka vdekur, rastin e raporton në Polici
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK