Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I konfiskojnë armën pasi gjuan në dasmë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka dje ka konfirmuar armë zjarri pas të shtënave të dyshuarit në një dasmë në Grejkoc të Suharekës, transmeton Koha.net.

“Rreth orës 15:00, në fshatin Grejkoc janë dëgjuar krisma nga arma e zjarrit. Njësitet patrulluese kanë kryer një hetim dhe kanë ardhur deri tek informacionet të cilat sugjeronin se në një shtëpi në fshat kishte dasmë dhe nga aty janë dëgjuar krismat. I dyshuari i këtij rasti ishte treguar bashkëpunues dhe e kishte dorëzuar një kallashnikov me 23 fishekë”, thotë PK.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është lënë i lirë ndërsa kallëzimi penal dhe provat materiale do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme.