Policia e Kosovës ka gjetur 16 gëzhoja në një sallë dasmash në fshatin Gërlicë të Ferizajt.
Policia ishte njoftuar se kishte të shtëna me armë në një sallë e me të arritur aty ka gjetur gëzhojat e shpërndara brenda dhe jashtë sallës.
Një person është arrestuar lidhur me rastin dhe është dërguar në mbajtje.
“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Të shtëna ndaj një auto salloni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, dëmtohen gjashtë vetura
-
Shtiu me armë në dasmë, 56-vjeçarit i konfiskohet arma dhe leja e saj
-
Të shtëna në një dasmë në Shtime, Policia konfiskon armën
-
Sekuestrohen dy armë në Ferizaj, u përdoren në dy ahengje familjare