Policia në Ferizaj, njofton se sot pasdite ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mihajl Grameno”, gjatë një ceremonie dasme.
“Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me personin e dyshuar, Sh.I., (56 vjeç), i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar arma e tipit pistoletë, 8 gëzhoja, si dhe leja e armës”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari po ashtu u shoqërua në stacionin policor dhe më pastaj u lirua në procedurë të rregullt. Rasti u inicua si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
-
Të shtëna në një dasmë në Shtime, Policia konfiskon armën
-
Sekuestrohen dy armë në Ferizaj, u përdoren në dy ahengje familjare
-
Arrestohet një 31-vjeçar në Ferizaj për kanosje, konfiskohet një armë zjarri
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt