Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I gjenden para të padeklaruara, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar në orët e para të së dielës në Prishtinë, nën dyshimin se i është shmangur tatimit.

Policia ka njoftuar se tek i dyshuari janë gjetur një shumë të hollash të padeklaruara, për të cilat nuk ka poseduar asnjë dëshmi për prejardhjen e tyre.

Me vendim të prokurorit, shuma e parave i janë sekuestruar përkohësisht, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.