Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prishtinasi dyshohet se përvetësoi para nga kompania ku punonte, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person në lagjen Emshir të Prishtinës, nën dyshimin se në firmën ku punonte, kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë të hollash.

Sipas njoftimit të Policisë të martën, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me 07.11.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ai në firmën ku kishte punuar, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë të hollash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.