Qadir Ali Kan, shtetas gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i është kapur në orët e para të së premtes në Prishtinë.
Ali Kan i dënuar me 20 vjet burgim për trafikim me drogë dhe i kërkuar nga Gjermania, është arrestuar në orën 1 pas mesnate nga njësia “Fast” që shërben për kërkimin e të arratisurve.
Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për portalin Koha.net arrestimin e shtetasit gjerman.
“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri së Drejtësisë”, ka thënë Krasniqi për portalin Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh
-
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje
-
Ekstradohen dy shtetas të Kosovës, njëri kërkuar për lëndim e tjetri për tentim vrasje
-
Arrestohet shtetasi i Kosovës sapo futet në Gjermani, ishte i dënuar për vrasje