Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I burgosuri arratiset nga spitali, kapet nga polica

Policia e Kosovës njofton se më 28.03.2017, ora 21:02, në Pejë, një person i dyshuar i burgosur nën mbikëqyrjen e policisë i ishte ofruar ky tretman pranë QKUK-ës, në Emergjencë.

I burgosuri, L.G.1998 , M / Sh /Kosovar, deri sa ishte në lokalet e emergjencës dhe gjatë kontrollit mjekësor ka shfrytëzuar rastin duke kërcyer nga kati dytë i emergjencës së QKUK-ës dhe ka ikur në drejtim të pa njohur, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I njëjti ishte duke u transferuar nga Burgu i Gjilanit në drejtim të burgut të Dubravës.

Njësitet policore orës 22:00 në fshatin Grabanicë, gjatë kontrollit të automjeteve është ndaluar në një automjet i tipit ‘Mercedes’ me targa regjistrimi vendor.

Gjatë kontrollit të vozitësit dhe pasagjerëve është vërejtur se i dyshuari nuk posedonte dokumente identiteti, me ç’rast kishte tentuar të ikte policisë, por fal reagimit të shpejtë i dyshuari është arrestuar dhe sjellë në Stacionin policor në Klinë.

Për ketë janë njoftuar autoritetet nga Qendra korrektuese Dubravë dhe pas verifikimit për identitetin e të dyshuarit, i njëjti i është dorëzuar autoriteteve të Qendrës korrektuese në Dubravë për të vazhduar me vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej katër (4) vite.

Po ashtu njësitet policore me date 30.03.2017 në Klinë rreth orës 02:20 gjatë kontrolleve në aksin rrugor Klinë- Gjakove kanë ndaluar automjetin me targa vendore dhe gjatë legjitimimit të personave ne automjet është gjetur se pasagjerët F.K. 1981 nga Gjilani si dhe G.K. 1982 me banim ne Gjilan, të kërkuar sipas lendeve te Gjykatës Gjilan- fletë rreshtimeve janë arrestuar dhe te njëjtit janë dërguar ne vuajtje te dënimit të paraparë nga Gjykata.