Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Hyri ilegalisht nga Serbia, kapet nga kamerat e sigurisë

Policia e Kosoves

Foto-Ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar të hënën në mbrëmje një veturë që ishte vënë re përmes kamerave të sigurisë se ka hyrë ilegalisht nga Serbia. Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, rasti është cilësuar si kalim i paautorizuar i kufirit dhe kontrabandim me mallra.

Rasti është raportuar në Leposaviq rreth orës 23:00. Sipas njoftimit, vetura është ndaluar dhe në të është gjetur një makinë pompuese e vajit.

“Policia përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur se një automjet ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Patrulla policore ka arritur ta ndalojë automjetin në fjalë që drejtohej nga i dyshuari mashkull serb i cili kishte të ngarkuara në automjet një makinë pompuese të vajit”, thuhet në njoftim.

Automjeti është dërguar në terminalin doganor.

I dyshuari pas intervestimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.