Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Hapet rast për kallëzim të rremë pas denoncimit për dhunim në Vushtrri, dy të ndaluarit lirohen

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka hapur rast për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” ndaj një personi me iniciale V.V., përkitazi me një denoncim të një dhunimi që e njëjta ka paraqitur ndaj dy personave një ditë më parë.

Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ankuesja ka deklaruar se është dhunuar nga dy burra, të cilët me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me urdhër të prokurorit, personi që e ka denoncuar dhunimin është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku pas ekzaminimit tek e dëmtuara nuk janë konstatuar kurrfarë dëmtime në organet gjenitale, e për rrjedhojë nuk janë realizuar asnjëra nga elementet e veprave penale kundër integritetit seksual, e po ashtu asnjë vepre tjetër penale, e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim të prokurorisë. 

Në mungesë të këtyre elementeve, thuhet se të pandehurit janë liruar nga qendra e ndalimit ku ishin vendosur, ndërkaq rasti ndaj denoncueses vazhdon në procedurë të rregullt.

Në raportin 24-orësh të Policisë, të lëshuar të mërkurën, është thënë se rasti është raportuar të ketë ndodhur në natën mes 24 dhe 25 shkurtit, në intervalin kohor 21:00-01:00.