Dje në fshatin Marmullë të Gjakovës, ka ndodhur një grabitje, të cilën Policia e Kosovës e ka vlerësuar të ketë qenë grabitqare.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij i cili jeton në shtetet e jashtme nga e cila shtëpi kishin vjedhur një kasafortë brenda së cilës kishte pasë një pushkë gjuetie dhe një pistoletë”, thuhet në raport.
Sipas viktimës, thotë PK-ja, të dyshuarit kasafortën e kishin tërhequr zvarrë rreth 200 metra nga shtëpia të cilën e kishin hapë me forcë.
“Por kur ai kishte shkuar në drejtim të tyre ata i kishin thënë ik dhe kishin shtënë dy herë me armë. Drejtimi nuk dihet dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thotë tutje policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e fishekut.
“Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, përfundon raporti i PK-së.