Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje që thuhet se ka ndodhur të martën në Gjakovë.
Sipas raportit të Policisë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje burri i ka kërkuar që të largohet nga banesa.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar viktimës që të largohet nga banesa. Gjatë kontrollit, te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë”, thuhet në raport.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, thuhet se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm