Në pasditen e së hënës, në Prishtinë ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e armëve.
Në rrugën “Rexhep Shema”, në një market dy gra kanë raportuar policinë, se tre të dyshuar kanë vjedhur arkën dhe janë larguar.
“Dy ankueset femra kosovare kanë raportuar se derisa sa kanë qenë duke punuar ne një lokal (market), tre të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armeve kanë marrë arkën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Për shkak të shqetësimi ankueset kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.