Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje në një market në Prishtinë, nën kërcënim të armës vidhen para

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Të martën ka ndodhur një vjedhje në një market në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën ““Mark Dizdari”.

Nën kërcënim të armës ka ndodhur grabitja e marketit nga ku janë vjedhur edhe 40 euro.

“Viktima f/k ka raportuar se një person i panjohur është futur në market me revole në dorë dhe i ka kërkuar para, nën kërcënim ka arritur të grabisë rreth 40 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton PK-ja.

Policia thotë se hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore.