Filiali i një institucioni mikrofinanciar në Prizren është grabitur të premten pasdite. Sipas Policisë së Kosovës, grabitja është kryer nga një person i armatosur dhe i maskuar.
“Në ora 15:12 minuta, një punëtore e një institucioni mikrofinanciar ka raportuar në Polici se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në objekt dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit.
Sipas tij, bazuar në informatat fillestare dyshohet se grabitësi ka vepruar vetë dhe se në këmbë është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Policia është duke mbledhur dëshmi dhe prova dhe njësitë përkatëse janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka njoftuar Bytyqi.

-
Një person i armatosur e me maskë grabit një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
-
Grabitësi i armatosur vodhi 10,000 euro nga filiali i institucionit financiar në Prizren
-
Arrestohen tre të dyshuarit për grabitjen e 40 eurove në Prizren
-
Tre persona të armatosur sulmojnë dy qytetarë në Prizren, ua vodhën 40 euro
-
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë