Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitet një market në Prishtinë

pk

Dy persona të maskuar janë futur në një market në Prishtinë dhe nga arka kanë arritur të vjedhin 750 euro para të gatshme, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 19:23 në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë.

Një grua ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në market, dy të maskuar kanë hyrë dhe kanë vjedhur para nga arka.

“Rr. Nebih Gashi, Prishtinë 09.02.2022 – 19:23. Viktima femër kosovare ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës në një market, dy të dyshuar të maskuar kanë hyr dhe nga arka kanë arrit të vjedhin rreth 750 € para të gatshëm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm