Në fshatin Besi të Prishtinës ka ndodhur një grabitje.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thotë se grabitja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00. KOHA ka mësuar se lokali i grabitur është një floktore.
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftim.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka ndërmarrë veprime të nevojshme për zbardhjen e rastit.
Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.