Është seksuestruar një armë dhe është intervistuar në stacionin policor në Mitrovicë një person të enjten.
Policia ishte informuar për të shtëna me armë, ku është parë se kishte aheng kur u gjuajt.
“Sot me datë 21.07.2022, rreth orës 07:07, në Stacionin Policor Jug-Mitrovicë është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ‘Sadullah Avni Dibrani’ - Mitrovicë është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë me gas, një karikator, dhe katër gëzhoja”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar N.S., 71 vjeçar, për armën. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’.
-
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Prizren
-
Gjashtë raste të gjuajtjes me armë në ahengje brenda 24 orëve
-
Të shtëna në një aheng familjar në Skenderaj, sekuestrohet një armë
-
Konfiskohen dy armë në dy ahengje në Mitrovicë e Skenderaj
-
Arrestohet një 66-vjeçar në Vushtrri, gjuajti me armë zjarri në aheng familjar