Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën mbrëma një 66-vjeçar në Vushtrri, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas njoftimit të policisë të martën, në cilësinë e provave janë konfiskuar një armë e shkurtër dhe gjashtë gëzhoja.
“Mbrëmë rreth orës 23:00, në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën ,”Ana Lin” në Vushtrri është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është konfiskuar një armë e shkurt e llojit pistoletë dhe gjashtë (6) gëzhoja. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar Xh. A.,66 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë”, thuhet në njoftim.
-
Sekuestrohet një armë në një aheng familjar në Vushtrri
-
Kosovarët ua shohin sherrin të shtënave në ahengje familjare, pesë të arrestuar për një ditë
-
Arrestohet një 24-vjeçar në Vushtrri, shtiu me armë drejt shtëpisë së një personi
-
Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë