Dogana e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se njësiti Anti-Kontrabandë, pas kontrollit të një automjeti, ka gjetur produkte të padoganuara të llojit “botox” dhe “fillerë”.
“Gjatë kontrollit të automjetit, është konstatuar se brenda tij transportoheshin produkte të padoganuara të llojit 'botox' dhe 'fillerë' (produkte për përdorim estetik). Pas veprimeve të mëtejshme operative dhe në koordinim me prokurorin kompetent, është kryer kontroll edhe në një lokacion tjetër në Prishtinë, ku është gjetur dhe ndaluar një sasi shtesë e këtyre produkteve”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Vlera e përgjithshme e mallrave të ndaluara sipas njoftimit, llogaritet të jetë rreth 5,000 €.
Rasti, sipas procedurave ligjore, është duke u trajtuar si kundërvajtje doganore.
-
Dogana ndalon 100 paketime botox dhe filler në vlerë gati 10 mijë euro
-
Dogana njofton për rastet e kontrabandës në pikat kufitare gjatë tetorit, u zunë edhe narkotikë
-
Fillerë e produkte tjera estetike të padeklaruara kapen në Vërmicë
-
Dogana ndalon mallra kozmetike e farmaceutike në vlerë mbi 3 mijë euro në Vërmicë
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro