Një person i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë është gjetur dhe është kthyer pranë familjes së tij.
Policia ka njoftuar se rasti është paraqitur të shtunën rreth orës 13:45, kur viktima ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.
“Gjatë hetimit të rastit është gjetur viktima dhe është dërguar te familja e tij”, thuhet në njoftim.
Rasti mbetet në procedurë hetimore.