Kronikë

Gjendet pa shenja jete një shtetase gjermane në Prizren

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur të dielën pa shenja jete një shtetase gjermane në Prizren. 

82-vjeçarja është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e të dielës në dhomën e hotelit ku po qëndronte. 

“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 08:05, policia është njoftuar nga shërbimi emergjent i qytetit se në një dhomë hoteli në Prizren është gjetur pa shenja jete një grua rreth 82-vjeçare, shtetase gjermane, e cila ishte mysafire në Kosovë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ku janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Janë intervistuar dëshmitarët dhe është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe hetimet lidhur me këtë rast janë në proces”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.