Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë, që thuhet se ka ndodhur të mërkurën në Viti.
Sipas raportit të Policisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Raportohet se nga një familjar është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.