Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se një burrë është gjetur pa shenja jete në një objekt në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:00, transmeton Koha.net.

“Në një objekt është gjetur pa shenja jete viktima, burrë shqiptar. Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor, kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thotë PK.